Lituania, ushtri digjitale kundër “fake news”-it të sponsorizuar nga Rusia - Gazeta Express
string(71) "lituania-ushtri-digjitale-kunder-fake-news-it-te-sponsorizuar-nga-rusia"

Lituania, ushtri digjitale kundër “fake news”-it të sponsorizuar nga Rusia

Gazeta Express

11/12/2019 22:52

Lituanezёt kanё krijuar vullnetarisht njё ushtri digjitale pёr tё luftuar dezinformatat “Made in Russia” dhe duan t’u kundёrvihen trolleve rusё duke demaskuar „Fake News“ dhe propagandёn qё ata pёrhapin nё botё.

Kryesisht vendet e vogla fqinje tё Rusisë rregullisht bien viktimë e fushatave ruse tё dezinformimit nё internet. Kundёr „trolleve” nё Peterburg apo nё Moskёs lituanezёt janё grumbulluar vullnetarisht nё grupimin “fildish” duke u angazhuar nё kohёn e lirё pёr demaskimin e lajmeve tё rreme dhe propagandёs si edhe pёr saktёsimin e lajmit tё deformuar. Mbi 1000 “fildishё” anonimё veprojnё ndёrkohё nё Lituani.

Lexo Edhe:

Njёri prej tyre qё pranoi tё flasё pёr DW e quan veten nё internet „skifter”. Emrin e vërtetë ai preferon të mos e thotë. Sepse lituanezi ka kundërshtarë të fuqishëm në botën digjitale. Ai lufton në kohën e tij të lirë kundër të ashtuquajturve trolle rusë. Tipari i tyre dallues është desinformimi i qëllimshëm dhe fake news.

“Skifteri” nuk është vetëm. Aktivistët online e quajnë veten „fildish”. Kur ata zbulojnë gënjeshtra në rrjet, ata shkruajnë kundër propagandës ruse në rrjet. Skifteri na thotё: „Kur Rusia ndërhyri në Ukrainë, ne menduam, se ka ardhur koha të bëjmë diçka në praktikë e të mos shohim vetëm televizor. Fillimi ishte i lehtë: për çdo artikull pozitiv ndaj BE-së dhe NATO-s apo Lituanisë vinin menjëherë qindra komente negative. Vendimi ynë ishte fare i thjeshtë, të kundërviheshim me komente pozitive.”

Shtetet baltike përballen me keqinformim

Pikërisht shtetet e vogla baltike – u përballën me fushata dezinformimi – të drejtuara me gjasa nga Kremlini. “Skifteri” na tregon një shembull: në një portal lajmesh në gjuhën lituaneze përhapet një lajm, sikur pjesëtarët gjermanë të NATO-s kanë shkatërruar një varrezë hebrenjsh në Lituani. „Kjo është punuar me fotoshop. Një automjet i blinduar gjerman mbi këtë varrezë hebreje në Kaunas. Një provokim tërësisht çmenduri. Por kështu punojnë ata.”

Që prej 30 vjetësh Lituania është e pavarur. Moska nuk e sheh me sy të mirë, që ish-republikat sovjetike sot janë anëtare në NATO dhe në BE. Lituanezët që nga ajo kohë jetojnë me shqetësimin prej fqinjit super të fuqishëm:

Disa prej tyre të pyetur shprehen kritikë:: „Mjafton të shfletosh librat e historisë për të kuptuar qenien e Rusisë dje dhe sot”, thotë një qytetar. Kurse një tjetër: „Unë do të thoja, që Rusia paraqet rrezik për ne. Por nuk mund ta them saktë se çfarë rreziku.”

Lituanezët dhe minoriteti rus

Një memorial në periferi të Vilnës kujton deportimin e lituanezëve në Siberi. Maxim Zacharov i përket minoritetit rus në vend, Ai mendon, se është e drejtë që të kujtohen krimet gjatë pushtimit sovjetik. Ai tërheq vëmendjen, që propaganda e drejtuar nga Moska mund ta prishë klimën mes lituanezëve dhe minoritetit rus në vend. Por për këtë ai mendon, se bashkëpërgjegjëse është edhe qeveria lituaneze. „Dikur ne kishim një televizion rus në vend. Përmes tij mund të informoheshim në rusisht lidhur me zhvillimet në Lituani. Por erdhi një ditë që asnjë lituanez nuk donte t’i jepte intervistë këtij televizioni, sepse logoja e tij ngjante me atë të një televizioni në Moskë. Ne na duket paksa diskriminuese, që qysh atëhere në Lituani nuk ka më ofertë informative në rusisht.”

Në qendrën digjitale të mbrojtjes kryesisht si rrezik konsiderohen fushatat ruse në internet. Nëse ato nuk luftohen në kohën e duhur, mund të rritet rreziku i luftës, besojnë këtu.

Ata vlerësojnë, se është e rëndësishme, që të jenё në kontakt me qytetarët në Rusi për tё komunikuar bashkërisht për saktësimin e informacionit. Po të jetë e mundur bashkë me shokët e idealit në Rusi për të luftuar për të vërtetën – këtë dëshiron skifteri. Ai flet mirë rusisht, ka shërbyer në ushtrinë e dikurshme sovjetike. Sot ai pas punës demaskon me mijëra fildishi të tjerë nga e gjithë Europa propagandën e trolleve. „Ne e konsiderojmë veten si një fabrikë e lirisë. Ne luftojmë për vlerat e demokracisë liberale. Rreziqet e fabrikave të trolleve duhet të vlerësohen më me seriozitet në Perëndim.”/DW.