Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë - Gazeta Express
string(49) "lituania-emeron-bashkim-zeqirin-konsull-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 9:33

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 9:33

Bashkim Zeqiri është emëruar konsull nderi dhe udhëheqës i Konsullatës së Lituanisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jam i nderuar të ndaj me ju se lajmin se jam emëruar nga Shkëlqesia e Tij, Kęstutis Budrys, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, si Konsull Nderi dhe Kryetar i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë”.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ambasadorit Eduardas Borisovas për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve midis Lituanisë dhe Kosovës duke iniciuar dhe promovuar hapjen e Zyrës Konsullore në Kosovë”.

Ai njëherësh ka njoftuar se konsullata e shtetit të Lituanisë së shpejti do të fillojë me ofrimin e shërbimeve në vendin tonë.

“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë të ofrojë shërbime që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor midis dy vendeve tona”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement