"Listën SRPSKA e ka forcu më së shumti Albin Kurti e Vetëvendosja" - Mirena në Pressing - Gazeta Express
string(83) "listen-srpska-e-ka-forcu-me-se-shumti-albin-kurti-e-vetevendosja-mirena-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 22:22

“Listën SRPSKA e ka forcu më së shumti Albin Kurti e Vetëvendosja” – Mirena në Pressing

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 22:22

Në emisionin Pressing në T7 sonte po diskutohet për zhvillimet kryesore politike të javës dhe përgatitjet e partive për 28 dhjetorin. Në panel janë Dukagjin Gorani, Blerim Latifi, Ilir Mirena, Enver Dugolli dhe Viktor Buzhala.

Ilir Mirena tha se Vetëvendosja dhe Albin Kurti janë ata që e kanë konsoliduar më së shumti këtë subjekt politik brenda skenës vendore.

“Listën SRPSKA është pjesë e institucioneve të Kosovës prej që ekziston. Listën SRPSKA më së shumti e ka forcu Albin Kurti dhe VV’ja. Sot ajo i ka 10 komuna, as Nenad Rashiqi s’munet me hi mo. Ka pushtet absolut në komunitetin serb në Kosovë. Listën Srpska ia keni miratu vet buxhetin në KQZ, e keni votu, leni këto farsa”, tha Mirena.