“Listat e zgjedhjeve të kaluara ishin më të dobëtat”, Gorani: Arena politike ka gjasa të mbushet nga një lloj i njeriut “argëtues" - Gazeta Express
string(124) "listat-e-zgjedhjeve-te-kaluara-ishin-me-te-dobetat-gorani-arena-politike-ka-gjasa-te-mbushet-nga-nje-lloj-i-njeriut-argetues"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 21:09

“Listat e zgjedhjeve të kaluara ishin më të dobëtat”, Gorani: Arena politike ka gjasa të mbushet nga një lloj i njeriut “argëtues”

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 21:09

Në Pressing po analizohet mënyra se si partitë po u dalin para votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit — listat, profilizimi dhe standardi i kandidatëve që po futen në garë. Të ftuar në studio janë Dukagjin Gorani, Bardhyl Meta, Ismail Tasholli, Viktor Buzhala dhe Dibran Hoxha.

Dukagjin Gorani u ndal te cilësia e listave të partive politike, duke thënë se ato reflektojnë drejtpërdrejt substancën e programeve të tyre.

“Listat e zgjedhjeve të kaluara ishin më të dobëtat ndonjëherë. Lista është përmbajtje, është substancë – janë njerëzit që e bëjnë politikën,” tha ai.

Gorani theksoi se profili i njerëzve që futen në politikë ka ndryshuar drastikisht.

“Karakteri i njeriut që merret me politikë ka ndryshu shumë, dikur, jo fort moti, atributet të një politikani ordinerë kanë qenë një lloj i përmbajtjes publike, një shkallë e caktume e një ekspertize profesionale dh enjë vetëdije mbi fushëveprimin dhe kufijtë etik, jo vetëm karshi ideologjisë dhe subjektit por edhe karshi shoqërisë”, u shpreh ai.

Sipas Goranit, sot skena politike po përballet me një fenomen të ri.

“Arena politike ka gjasa me u popullu prej një lloji të njeriut që e ka shumë vështirë me u identifiku me zanatin e politikanit, por shumë më shumë e identifikon veten me një lloj të njeriut argëtues,” deklaroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement