Lista Srpska shkon në Rashkë për ta takuar Petkoviqin - marrin informata për rundin e fundit të dialogut - Gazeta Express
string(102) "lista-srpska-shkon-ne-rashke-per-ta-takuar-petkoviqin-marrin-informata-per-rundin-e-fundit-te-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 20:04

Lista Srpska shkon në Rashkë për ta takuar Petkoviqin – marrin informata për rundin e fundit të dialogut

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 20:04

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar në Rashkë me përfaqësuesit e Listës Serbe, subjekt politik që operon në Republikën e Kosovës.

Përmes një reagimi në “X”, Petkoviq, ka thënë se me ta ka folur për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Në takimin e sotëm të punës në Rashkë, bisedova me përfaqësuesit e Listës Serbe rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe të gjitha sfidave me të cilat përballet populli serb në veri dhe në jug të lumit Ibër”, ka thënë Petkoviq.

Lista Serbe nuk e ka mohuar asnjëherë për lidhjen direkte me Beogradin. /Gazeta Express