Ambasadori norvegjezë, Arne Bjornstad, gjatë ditës së sotme është takuar me anëtarë të Listës Srpska.
Njoftimi është bërë nga kjo e fundit, ku është shtuar se gjatë takimit ata kanë diskutuar për pozitën e serbëve dhe ‘’ sfidat me të cilat përballen kryetarët e zgjedhur, veçanërisht në komunat e veriut’’.
Postimi:
Sot, me shokun tim dhe kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, zhvillova një takim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjornstad.
Diskutuam për pozicionin e popullit serb dhe sfidat me të cilat përballen kryetarët e zgjedhur, veçanërisht në komunat e veriut.
Gjithashtu, shqyrtuam mundësitë që Ambasada e Norvegjisë dhe Mbretëria e Norvegjisë në periudhën e ardhshme të mbështesin punën e administratave të reja komunale dhe, rrjedhimisht, të përmirësojnë kushtet në të cilat jetojnë qytetarët tanë.