Lista Serbe paralajmëron kryengritje nëse nuk lirohet i arrestuari për djegie veturash - Gazeta Express
string(86) "lista-serbe-paralajmeron-kryengritje-nese-nuk-lirohet-i-arrestuari-per-djegie-veturash"

Lista Serbe paralajmëron kryengritje nëse nuk lirohet i arrestuari për djegie veturash

Lajme

Gazeta Express

01/04/2023 21:34

Pak orë pasi u arrestua M.B nën dyshimet për djegie të veturave në veri dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka kërcënuar me kryengritje të përgjithshme nëse i arrestuari nuk lirohet.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo parti ka thënë se M.B. “është kidnapuar nga forcat speciale të Albin Kurtit”.

Lexo Edhe:

“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve. Të bëjmë të qartë, ky nuk do të jetë ndonjëfarë paralajmërimi porse ngritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit mbi qytetarët e pafajshëm”, thuhet në reagim të Listës Serbe.