string(90) "lista-parlamenti-shqiptar-voton-per-hapjen-e-plote-te-dosjeve-nje-deputet-i-ps-se-abstenoi"

Shqiperi

Gazeta Express

21/10/2022 9:59

LISTA-Parlamenti shqiptar voton për hapjen e plotë të dosjeve, një deputet i PS-së abstenoi

Shqiperi

Gazeta Express

21/10/2022 9:59

Nga 98 deputetë që ishin të pranishëm në parlamentin shqiptar, 94 kanë votuar pro, 1 abstenim, asnjë kundër për projektligjin për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Pas shumë debateve maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar disa amendamente për të bërë të mundur hapjen e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Propozimi i grupit parlamentar të PS

Në ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: Pika 4, e nenit 29, shfuqizohet.

Neni 29 “Kërkesa për informim mbi zyrtarë përpara emërimit ose ngritjes në detyrë: … 4. Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare “, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës se zyrtareve dhe personave te tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik “

Propozimi i grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj

Në nenin 20 ··Garantimi i të drejtës për informim”. Pas pikës 1. shtohet pika 1/1 me përmbajtje si më poshtë: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Autoriteti  për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka detyrimin të publikojë bibliografinë e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 Korrik 1944 deri më 2 korrik 1991, të deklasifikuara plotësisht sipas këtij ligji. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit.

Në seancën plenare kur u bë votimi u vu re mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetëve mbështetës së tij. Kurse kreu i grupti parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj e konsideroi draftin e dakordësuar si një hap historik për hapjen e plotë të dosjeve.

Deputetët e PD që votuan pro ligjit

1. Gazment Bardhi,
2. Bledjon Nallbati
3. Agron Gjekmarkaj
4. Lulzim Basha
5. Merita Bakiu
6. Desantila Tahiraj
7. Emila Koliqi
8. Mesila Doda
9. Saimir Korreshi
10. Nusret Avdulla

11. Kreshnik Çollaku
12. Eralda Bano
13. Seladin Jakupllari
14. Andia Ulliri
15. Flamur Hoxha
16. Flutura Açka
17. Jorida Tabaku
18. Lefter Gështenja
19. Arbi Agalliu
20. Helidon Bushati
21. Ilda Dhori
22. Orjola Pampuri
23. Enkelejd Alibeaj
24. Dhurata Tyli Çupi
25. Dashnor Sula

Gjithashtu ra në sy abstenimi i deputetit të maxhorancës, Nasip Naço.

/Gazeta Express