Kombëtarja e Spanjës ka njoftuar për disa ndryshime të bëra në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pas tërheqjes së Pedrit, as Gerard Moreno nuk do të mund të grumbullohet me Spanjën për ndeshjet e këtij muaji, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi i Villarrealit u largua shkaku i një lëndimi muskulor që mori të dielën mbrëma, në ndeshjen ndaj Osasuna.
Kësisoj, përzgjedhësi spanjoll, Luis de la Fuente, ka vendosur të ftojë Yeremy Pino dhe Borja Iglesias.
? ??????? | @BorjaIglesias9 y @santos_yeremy se unen a la concentración de la @SEFutbol para los partidos ante Noruega y Escocia.
— Selección Española de Fútbol (@SEFutbol) March 19, 2023
⬇️ @GerardMoreno9 causa baja en la convocatoria por lesión.
ℹ️ https://t.co/T76WeyzBT3 #VamosEspaña pic.twitter.com/CHmgNV6RVt
Spanja ciklin kualifikues për “Euro 2024” do ta nisë me ndeshjen kundër Norvegjisë, më 25 mars, kurse pas tre ditësh do të luajë në udhëtim kundër Skocisë.
Kujtojmë se Spanja është në Grupin A. Pjesë e këtij grupi janë edhe Qipro e Gjeorgjia. /Gazeta Express/