Lista e Shqipërisë pëson ndryshime: Bajrami e lë kombëtaren për Zvicrën, Ramadani e Muçi largohen shkaku i lëndimit - Gazeta Express
string(113) "lista-e-shqiperise-peson-ndryshime-bajrami-e-le-kombetaren-per-zvicren-ramadani-e-muci-largohen-shkaku-i-lendimit"

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 18:00

Lista e Shqipërisë pëson ndryshime: Bajrami e lë kombëtaren për Zvicrën, Ramadani e Muçi largohen shkaku i lëndimit

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 18:00

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se lista e kombëtares së Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime, para ndeshjeve të shtatorit.

FSHF-ja përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se Adrian Bajrami, edhe pas ftesës nga Sylvinho, është larguar te kombëtarja e Zvicrës.

“FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën.

Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë mbrojtësin Maldini Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A”, shkruan FSHF-ja në sajtin e saj zyrtar.

Ndërkohë, nga lista janë larguar edhe Ernest Muçi me Ylber Ramadanin, mirëpo këta dy të fundit shkaku i lëndimeve.

“Në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për shkak dëmtimi, është thirrur Enis Çokaj, mesfushor i Levadiakosit në kampionatin grek, që ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares A, ku numëron 5 ndeshje”, njofton FSHF-ja.

“Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje”, thuhet më tutje në komunikatën e shtëpisë së futbollit shqiptar.

Shqipëria do të luajë fillimisht këtë muaj me Gjibraltarin në ndeshje miqësore, pastaj do të luajë ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë./GazetaExpress/