Lista e personave që tashmë kanë fletarrest nga INTERPOL-i për sulmin terrorist në Banjskë - Gazeta Express
string(90) "lista-e-personave-qe-tashme-kane-fletarrest-nga-interpol-i-per-sulmin-terrorist-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 13:06

Lista e personave që tashmë kanë fletarrest nga INTERPOL-i për sulmin terrorist në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 13:06

Përveç, Millan Radoiçiqit, lista e personave të cilët tashmë kanë një fletarrest nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, përbëhet edhe nga 19 persona të tjerë të cilët dyshohen për sulmin terrorist në Banjskë.

KALLXO.com ka siguruar edhe dosjen me emrat e personave të cilët janë në listën e të dyshuarve për ngjarjen në Banjskë.

Lexo Edhe:

Listës i prin Radoiçiq për dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale, konkretisht vepra të rënda kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Kosovës, kryerje të veprave terroriste si dhe pastrim parash.

Në anën tjetër, personat e tjerë në listën me fletarrest janë: L. S., M. R., M. J., M. K., M. V., M. V., N. S., S. P., S. J., S. R., T. V., U. J., U. M., V. Gj., V. R., V. V., V. A., V. J., A. M.

Në bazë të të dhënave dhe emrave të këtyre persona, KALLXO.com ka identifikuar se në mesin e tashmë të kërkuarve me fletarrest, ka prej tyre që kanë qenë edhe pjesë e protestave të dhunshme në Zveçan kur u sulmuan ushtarët e KFOR-it. Po ashtu në mesin e të kërkuarve nga INTERPOL-i ka edhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Millan Radoiçiq, i cili doli publikisht se i priu grupit që organizoi sulmin terrorist në Banjskë tashmë ka zënë vend në listën e personave të cilët kërkohen nga INTERPOL.

KALLXO.com ka siguruar edhe fletarrestin të cilin INTERPOL e lëshoi për Radoiçiqin.

Fletarresti bazohet edhe në dy vendime të Gjykatës Themelore të Prishtinës në lidhje me të njëjtin person.

Pra në bazë të informacioneve që ka siguruar KALLXO.com, INTERPOL ka përmendur edhe dy urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës më 3 dhe 11 tetor të këtij viti.

Gjithashtu përmendet edhe vendimi për Radoiçiqin si person i kërkuar nga Kosova më 6 tetor.

Millan Radoiçiq sipas vendimeve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dyshohet për kryerje të veprave penale terroriste, konkretisht, vepra të rënda kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Kosovës, kryerje të veprave terroriste si dhe pastrim parash.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit të datës 24 shtator.

Në orët e para të kësaj dite një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese.

Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.

Gjatë kundërsulmit nga Policia e Kosovës ishin vrarë së paku 3 pjesëtarë të grupit të udhëhequr nga Millan Radoiçiq, disa ishin arrestuar e shumica kishin ikur në drejtim të territorit të Serbisë.

Autoritetet e Kosovës grupin dhe veprimet e tij i kanë cilësuar si terroriste.

Që nga 24 shtatori dhe në ditët në vijim, forcat e Policisë së Kosovës kanë gjetur në Banjskë dhe në zonën përreth sasi të madhe të armatimit luftarak dhe dëshmi që grupi ishte mbështetur nga shteti serb.

Sulmin e grupit ndaj Policisë së Kosovës e kanë dënuar shumë shtete e organizata ndërkombëtare, disa prej të cilëve e kanë cilësuar si terrorist.

Aktualisht, Millan Radoiçiq gjendet në Serbi.