string(55) "lista-e-10-aktoreve-me-te-pasur-ne-bote-ja-kush-kryeson"

TV/Film

Gazeta Express

12/05/2025 19:51

Lista e 10 aktorëve më të pasur në botë, ja kush KRYESON!

TV/Film

Gazeta Express

12/05/2025 19:51

Lista e 10 aktorëve më të pasur në botë, ja kush KRYESON!

Me një pasuri të vlerësuar prej 1.49 miliardë dollarësh, Schwarzenegger kryeson listën e aktorëve më të pasur në vitin 2025…

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve më të pasur për vitin 2025. Në krye të listës është aktori legjendar, Arnold Schwarzenegger.

Me një pasuri të vlerësuar prej 1.49 miliardë dollarësh, Schwarzenegger kryeson listën e aktorëve më të pasur në vitin 2025. Edhe pse nuk është shfaqur në ekranin e madh që nga viti 2019, pasuria e tij ka vazhduar të rritet falë investimeve jashtëzakonisht të zgjuara, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe fondet e investimeve.

Përveç kësaj, karriera e tij e gjatë në filma veçanërisht në serialin kult “Terminator” i solli atij të ardhura të mëdha dhe famë ndërkombëtare.

Dwayne Johnson renditet i dyti me 1.19 miliardë dollarë pasuri. Fitimet e tij vijnë edhe nga nga investimet, veçanërisht në markën “Teremana Tequila”, e cila vlen deri në 2 miliardë dollarë dhe Johnson zotëron 30% të aksioneve. Në vitin 2024, ai fitoi 88 milionë dollarë vetëm për rolet e tij në filmat “Red One dhe Moana 2”. Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, gjithashtu ka 891 milionë dollarë pasuri.

Falë kontratave të zgjuara, Cruise ka fituar një përqindje të fitimeve të filmave të tij që nga fillimi i karrierës së tij. Cruise është ndër të paktët që e kanë fituar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre vetëm përmes aktrimit.

 Cruise zotëron gjithashtu një portofol mbresëlënës të pasurive të patundshme, me prona të shpërndara përgjatë të dy brigjeve të Shteteve të Bashkuara dhe në të gjithë Amerikën e Veriut.

Lista me 7 aktorët më të pasur në botë pos tre të parëve:

Shah Rukh Khan (Pasuria neto: 876.5 milionë dollarë / 778.8 milionë euro)

George Clooney (Pasuria neto: 742.8 milionë dollarë / 660 milionë euro)

Robert De Niro (Vlera neto: 735.35 milionë dollarë / 653,44 milionë euro)

Brad Pitt (Pasuria neto: 594.23 milionë dollarë / 528 milionë euro)

Jack Nicholson (Pasuria neto: 590 milionë dollarë / 524 milionë euro)

Tom Hanks (Pasuria neto: 571.94 milionë dollarë / 508,23 milionë euro)

Jackie Chan (Pasuria neto: 557.09 milionë dollarë / 495,03 milionë euro).