Lista dhe idétë fatale të Rekës - Gazeta Express
string(31) "lista-dhe-idete-fatale-te-rekes"

Lista dhe idétë fatale të Rekës

Gazeta Express

07/03/2020 10:14

Në historitë e tij Herodoti shkruan se që nga propagandisti i parë i Huaji përbën bishën kryesore. Populistët e ditëve të sotme e dëshmojnë këtë konstatim lapidar. Që nga konteksti amerikano-kosovar rreth taksës vulën e të huajit e mbajnë në ballë amerikanët. Kështu është përshtypja kur noton propagandës së strukturave pro pushtetit. Ksenofobia e radhës ka për shtyllë homofobinë. Ministri Reka «tentoi» që kësaj propagande t’i ofroi edhe materialin e nevojshëm historik.

Xhemal Ahmeti

Lexo Edhe:

«Izraeli bënë gabim me ndërtimin e enklavave territoreve të kontestuara», tha i pari. I dyti me mllef: «Izraeli është ëma e gabimeve që nga koha e Adamit dhe Evës, Jezusit (…) ». Kur të pranishmit ia zgurdulluan sytë paralelizuesit të legjendës biblike me situatën politike të ditëve tona përreth Jerusalemit dhe Jordanisë perëndimore, ai qeshi si në zor dhe tha se ishte një shaka. Nuk ishte edhe aq shaka, por dështim total i një politologu, historiani dhe parasëgjithash një ligjëruesi të përditshëm mediave zvicerane. Ai bëri një eskapadë, e cila i vuri në pikëpyetje aftësinë e analizës profesionale, intelektuale të tij: nuk krahasohen legjendat me ralitetet; nuk merren si mostra një për një ngjarjet e para dy mijë viteve për të shpjeguar ato aktualet; nuk çkontekstualizohen temat ashtu për të plasuar sintagmat e fshehura frymës dhe më e rënda në këtë rast është se duke radhitur seleksionueshëm vetëm ato skena që të hyjnë në punë (izrealitët gabojnë vazhdimisht) sugjeron qëllimisht sikur sjellja e tillë e një sfere të jetë gjenetike. Një listë e tillë nuk ka vend në analizën e njeriut që pretendon të jetë i shkolluar dhe përgatitur intelektualisht.

Ish kandidati për kryetar të Maqedonisë Veriore dhe tash Ministër i Integrimeve (drejtimi ende i palokalizueshëm) në Qeverinë Kurti Blerim Reka, dje, në emisionin e këshilltares jozyrtare të kryeministrit Kurti (kështu spekulimet) Jeta Xharra, bëri një listë ku ndër të tjera numëroi gabimet e shpeshta të amerikanëve ndaj çështjes së Kosovës. Në këtë e sipër madje kërkoi që Serbisë t’i jepet një korridor për në det – ëndërr kjo e madhe serbe. Ashpërsim i konfrontimit me amerikanët dhe marrëveshje me Serbinë që ajo të marr korridor nëpër Kosovë e nëpërmjet shtetit shqiptar? Në fakt qysh tani mund të këmbëngulnim se zotëri Reka është i vendosur gabimisht aty ku gjendet. Në këtë tekst mirëpo ne mbetemi brenda «listës së tij antimerikane», siç u shpërnda rrjetit dhe mediave.

Ligjërimi i tij doli si framing propagandistësh me përvojë.

Listën nuk e përbënin edhe ato stacione të kohës së Nolit e deri tek ajo e Bushëve, Klintonit, por ishin rradhitur vetëm ato negativet – gjatë kohës kur administrata amerikane ende besonte në shpëtimin e Jugosllavisë. Mesazhi i tij – i cili pra u shpërnda rrufeshëm rrjetit – ishte si ai i politologut zviceran që foli në një debat universitar: amerikanët gabojnë shpesh, prandaj nuk duhet ndjekur apo qenë me ata!

Reka donte të kontribuojë në mbrojtje të qeverisë së tij, e cila gjendet në konflikt me një ultimatum amerikan rreth heqjes totale të taksës ndaj mallrave serbe. Në kushte tjera, po të mos ish polemika në zenitin e saj dhe po të mos ishte Reka ministër, ndoshta deklaratat as që do regjistroheshin e do të trajtoheshin si mendim subjektiv i dikujt. Reka mirëpo përfaqëson Qeverinë e Kurtit. Mbron atë qeveri që e solli nga një shtet fqinj të bëhet ministër në shtetin e tij të dytë (me letra). Apologjia e llojit është minimumi që e bën një vartës i privilegjuar i një klase pushtetore. Pra ishte normale sjellja e tij: refleksi i mbrojtjes. Mënyra se si e bëri këtë, mirëpo ishte fatale, sidomos në kontekst të asaj që prodhon divizioni propagandastik i liderit të tij rrjetit social. Mbrojtësit e qeverisë aktualisht shquhen për homofobi, ksenofobi eksplicite dhe ksenofili implicite. Homofobinë e shprehin ndaj figurës së emisarit të presidentit, Richard Grenell. Ksenofobinë eksplicite ndaj amerikanëve imperialistë, gabuesve historik, superfuqisë pra, e cila  për për interesa ordinere bombardoi Serbinë e jo vërtet për kosovarët myslimanë dhe të llojit e paradës. Ksenofil implicit i quajmë këta (me përjashtime) brigada agjituese, ngase i njohim nga debatet tjera të freskëta ku militonin pro Turiqsë, Iranit e dikur madje edhe ISIS-in e rehabilitonin ngase kuptonin luftën e tyre jo si terrorizëm, por si reagim të natyrshëm të një bote të shtypur ndaj fuqive kolonialiste, imperialiste e kulturavrasëse perëndimore. (Natyrisht pa përmendur në këtë kontekst kolonializmat me drapër dhe çekan). Ksenofil implicit (me doza të sindromit të Stokholmit) del edhe ministri që kërkon korridore në favor të ideologjisë serbomadhe, e cila qe dhe vazhdon të jetë ferri i kulturosferës shqiptare.

Pë këto arsye «ligjërata» e minisrit Reka irritoi aq shumë ngase u morr si udhërrëfim, konfirmim dhe asistencë nga ato grupe homofobe dhe ksenofobe; u dha atyre shpirt edhe njëherë në emër të Qeverisë së Kosovës. Këtë nuk e bën një njeri që ka ligjëruar universiteteve. Ose ka bërë shumë në këtë drejtim sa ka qenë korridoreve e sallave të tyre.

Ksenofobia, homofobia e sidomos çarja e mëtejshme e shoqërisë edhe më tepër në dy blloqet imagjinare ndërshqiptare – oskident e orient – është rrugëtim fatal i një shteti, para gardhit të të cilit mezi presin forcat serbe. Nuk hyjnë dot për shkak të amerikanëve. Atyre të cilët sipas maqedonasit verior e kosovarit pushtetor Blerim Reka aq shpesh gabojnë ndaj Kosovës. Analizë jo-objektive si mjet për të zbehur qëllimisht simpatine masive kosovare ndaj SHBA-ve. Në këtë rast në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përveç këtyre tash kemi edhe një teori të re: Nga tash nuk kemi më vetëm vazalin e mirë (turkofilët) dhe të keq (rezistuesit) siç i ndanë Hysamedin Ferraj shqiptarët nën sundimin osman, por kemi edhe bishën e keqe (i huaji si amerikan) dhe bishën e mirë (i huaji si serb), së cilës duhet ndihmuar të mundet të pijë ujë të kriptë.