Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd - Gazeta Express
string(77) "lisjeta-thaqi-renditet-e-para-ne-bote-ne-konkurrencen-e-vajzave-ne-paragllajd"

Sport

Gazeta Express

02/03/2026 8:55

Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd

Sport

Gazeta Express

02/03/2026 8:55

Pilotja e jashtëzakonshme Lisjeta Thaqi ka arritur sukses duke u renditur e para në botë në kategorinë e femrave, një arritje që e vendos Kosovën në majën e paragllajdit botëror.

Ky triumf nuk është vetëm një fitore personale, por një fitore për gjithë sportin e Kosovës, komunitetin e aviacionit sportiv dhe për të gjithë ata që besojnë në punën, disiplinën dhe ëndrrat e mëdha.

Ky sukses historik vjen nën udhëheqjen e trajnerit të saj, rekordmenit botëror dhe evropian Fanol Shala, i cili me përkushtim, përvojë dhe vizion ka ndërtuar një ekip kampionësh që sot po shkruajnë histori.

Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit./Klankosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement