string(79) "lirohet-pengu-izraelito-amerikan-edan-alexander-hamasi-ia-dorezon-kryqit-te-kuq"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 17:43

Lirohet pengu izraelito-amerikan Edan Alexander, Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 17:43

Hamasi e ka liruar ushtarin izraelito-amerikan 21-vjeçarin Edan Alexander, të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Mediat e huaja raportojnë se Alexander i është dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza, ku më pas do t’i dorëzohet ushtrisë izraelite.

Kujtojmë se më herët, presidenti izraelit Isaac Herzog është shprehur se lirimi i Alexander, po pritej me “emocione të thella e zemra të dridhura”.

Ai duke folur gjatë një vizite në Gjermani, u shpreh se Izraeli “nuk bën dallim midis një qytetari dhe një tjetri, dhe sigurisht jo midis atyre që kanë një pasaportë të huaj dhe atyre që nuk e kanë” – referuar Alexanderit që është edhe shtetas i ShBA-së.

Kujtojmë se, Edan Alexander është një ushtar 21-vjeçar me dy shtetësi – amerikane dhe izraelite – që u mor peng nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 në kufirin midis Gazës dhe Izraelit.