Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu - Gazeta Express
string(46) "lirohet-nga-qelia-ish-gjyqtarja-pajtime-fetahu"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 18:00

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 18:00

Është liruar sot, 19 shtator, nga qelia, ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Mësohet se gjyqtari Erjon Çela ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Fetahu ndodhet nën akuzë për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa ndodhej në paraburgim prej nëntorit 2024.

Ajo ka bërë ankimim disa herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se masa e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj saj kishte humbur fuqinë, sa kohë SPAK nuk e kishte çuar çështjen ndaj saj në gjyq brenda gjashtë muajve. Një tjetër arsye që parashtronte lidhej me problemet shëndetësore.

Kujtojmë se SPAK, pas hetimeve, gjeti në Sky ECC komunikime të drejtpërdrejta të Pajtime Fetahut me Suel Çelën, drejtuesin e organizatës kriminale, ku ajo dyshohet të jetë pjesë për raste korruptive dhe ngjarje kriminale.