Lirohet nga akuzat për ngacmim seksual, mësimdhënësi nga Ferizaj kërkon kthimin në punë - Gazeta Express
string(86) "lirohet-nga-akuzat-per-ngacmim-seksual-mesimdhenesi-nga-ferizaj-kerkon-kthimin-ne-pune"

Lirohet nga akuzat për ngacmim seksual, mësimdhënësi nga Ferizaj kërkon kthimin në punë

Gazeta Express

26/01/2020 20:27

Një mësues nga Ferizaj i cili akuzohej për ngacmim seksual, tani po kërkon të kthehet në punë. Mësimdhënësi Hasan Mani i cili pas pesë vitesh është shpallur i pafajshëm në shkallën e parë tani po kërkon të kthehet në punë. Mirëpo nga DKA, kanë thënë se nuk mund të marrin një vendim derisa të merret edhe vendimi nga Gjykata e Apelit.

Është një ankesë që u shkrua nga një nxënëse më 2015.

Lexo Edhe:

E njëjta ankohej se mësimdhënësi, Hasan Mani, e kishte ngacmuar atë seksualisht në korridorin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, ku nxënësja në fjalë ndiqte mësimin.

Kjo ankesë dhe disa të tjera të bëra nga disa nxënëse në të njëjtën shkollë, i kushtuan me ndërprerje të punës mësimdhënësit Mani që ligjëronte lëndën e Biologjisë.

Për 5 vite, mësimdhënësi u përballë me një proces gjyqësor. Ai është shpallur i pafajshëm në shkallën e parë, por pas ankesës nga pala tjetër rasti po qëndron në Gjykatën e Apelit.  

Mani tani kërkon nga punëdhënësi të respektojë vendimin e Gjykatës që ai të kthehet në vendin e punës. 

Mani e fajëson drejtorin e Qendrës së Kompetencës se kanë përgatitur një plan ku është përfshirë nxënësja në fjalë.

Por, drejtori i Qendrës së Kompetencës Bashkim Hyseni thotë se si drejtori e shkollës vetëm kanë kryer përgjegjësitë e tyre për këtë rast.

E në Drejtorinë Komunale të Arsimit, në një përgjigje për Televizionin kanë thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për këtë rast.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ka pohuar se për momentin norma e orëve është përmbushur, dhe nuk mund të kthejnë mësimdhënësin Mani në punë.