Lirohet nga akuza për korrupsion ish-zyrtari i Postës - Gazeta Express
string(53) "lirohet-nga-akuza-per-korrupsion-ish-zyrtari-i-postes"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 17:12

Lirohet nga akuza për korrupsion ish-zyrtari i Postës

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 17:12

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtarit të Postës, Muhedin Bikliqi, për akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Bikliqi, u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lexo Edhe:

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Bikliqi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, andaj është liruar nga akuza.

E dëmtuara- Posta e Kosovës udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Po ashtu, gjyqtari Bahtiri ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të gjitha shkresat postare t’ia dorëzojë Postës së Kosovës.

Kurse, të gjitha shpenzimet procedurale bien në barrë të Gjykatës.

Bikliqi ishte arrestuar më 5 tetor 2021 nga Policia për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, ndërsa më 7 tetor 2021, të njëjtit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 25 nëntor 2021 kishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj Muhedin Bikliqit.

Sipas aktakuzës, ai në cilësinë e postierit në Komunën e Lipjanit nuk kishte shpërndarë dërgesat postare, ashtu që nga këto dërgesa 682 kishin qenë të gjykatës, 512 fatura të tatimit mbi pronë, 337 fatura të Valës, 57 dërgesa ishin të karakterit ndërkombëtar, 200 dërgesa ishin shkresa të Trustit, 197 dërgesa ishin fatura të Bankave, 7 dërgesa ishin shkresa të Ministrisë së Bujqësisë, 18 dërgesa ishin shkresa nga Komuna e Lipjanit, 1 dërgesë ishte shkresë nga AKP-ja, 14 dërgesa ishin shkresa nga Përmbaruesit Privat, 1 dërgesë ishte shkresë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Me këto veprime, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par 1, të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burg prej një deri në tetë vjet.