Lirohen derivatet e naftës - Gazeta Express
string(26) "lirohen-derivatet-e-naftes"

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2025 13:58

Lirohen derivatet e naftës

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2025 13:58

Çmimet e derivateve të naftës lirohen nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

EUROSUPER 95 do të ulet për 0.5 denarë dhe nga nesër do të shitet për 75 denarë për litër.

Për 0.5 denarë do të lirohet edhe EUROSUPER 98+ dhe nga nesër do të shitet për 77 denarë për litër.

Për 1.5 denarë do të lirohet EURODIZEL dhe nga nesër do të shitet për 65.5 denarë për litër.

Do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë, për 1 denarë dhe nga nesër do të shitet për 68 denarë.

Ndërkaq, Mazuti do të pësojë shtrenjtim për 0.6 denarë. Nga nesër do të shitet për 37.4 denarë për kilogram.