Lirimi me kusht i Kilajt, Gucati: “Na ka gëzu lajmi, shpresojmë të lirohen edhe ish-presidenti dhe të tjerët” - Gazeta Express
string(104) "lirimi-me-kusht-i-kilajt-gucati-na-ka-gezu-lajmi-shpresojme-te-lirohen-edhe-ish-presidenti-dhe-te-tjeret"

Lajme

Gazeta Express

11/12/2025 17:19

Lirimi me kusht i Kilajt, Gucati: “Na ka gëzu lajmi, shpresojmë të lirohen edhe ish-presidenti dhe të tjerët”

Lajme

Gazeta Express

11/12/2025 17:19

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Isni Kilajt, ka reaguar edhe ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai tha për “Kosova Live” në T7 se lajmi është pritur me shumë gëzim, jo vetëm nga familja Kilaj, por nga të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët që i kanë ndjekur proceset në Hagë.

“Na ka gëzu shumë lajmi për lirimin e Kilajt. Është një hap i mirë, sepse ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e luftës së UÇK-së. Shpresojmë dhe lutemi që sa më shpejt të lirohen edhe ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët që po mbahen padrejtësisht,” – u shpreh Gucati.

Ai shtoi se familjet e të akuzuarve kanë pritur gjatë për këto zhvillime dhe se vendimi i sotëm u ka dhënë atyre shpresë.

“ Shpresojme që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe drejtësia të vihet në vend për të gjithë,” – theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement