Lirimi i Salianjit, Berisha: Dënim politik nga Rama e Xhafaj - Gazeta Express
string(58) "lirimi-i-salianjit-berisha-denim-politik-nga-rama-e-xhafaj"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 16:15

Lirimi i Salianjit, Berisha: Dënim politik nga Rama e Xhafaj

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 16:15

Pak minuta pas lirimit me kusht të ish-deputetit Ervin Salianji nga burgu, kreu i PD Sali Berisha, e cilësoi si një dënim politik dhe jashtë çdo parashikimi ligjor. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se “Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë.”

“Ervin Salianji është një nga drejtuesit aktivë të PD dhe do të japë kontributin e tij, sikundër ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi kryesor i Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike, e kishte tmerr të kandidonte për në Kuvend. Rama dhe Xhafaj u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit”, tha ai.