Tashmë është njoftuar se ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten.
Për këtë ka reaguar edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci. Ky i fundit ka thënë se Spahiu është i lirë pas një padrejtësie të rëndë, dhe muajsh të gjatë ankthi.
‘‘U LIRUA!
Ish-polici Arbnor Spahiu u lirua nga burgu i Serbisë.
Sot, pas muajsh të gjatë ankthi, pas një padrejtësie të rëndë – Arbnor Spahiu është i lirë. E kam thënë që në ditën e parë: do të kthehet.
Nuk ishe lehtë, por ia dolëm!’’, ka shkruar ai.