Lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Rama: Skuadra e 11 majit në terren për të dëgjuar qytetarët - Gazeta Express
string(95) "lirimi-i-hapesirave-publike-ne-vlore-rama-skuadra-e-11-majit-ne-terren-per-te-degjuar-qytetaret"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 22:22

Lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Rama: Skuadra e 11 majit në terren për të dëgjuar qytetarët

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 22:22

Deputetët e Partisë Socialiste të zgjedhur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë nisur një tur takimesh në terren, me qëllim evidentimin e problematikave që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se mandatet e marra janë një borxh që duhet shlyer me punë konkrete dhe kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

“Skuadra e 11 majit për Vlorën është dhe do të vazhdojë të jetë në terren, për të bërë inventarin e problematikave me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet, duke dëgjuar qytetarët nga qendra në periferi, në respekt të plotë të 9 mandateve historike që na dhanë, e të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, po duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm”, shkruan Rama.