Lirim Kastrati vlerësohet në Kroaci – pjesë e ekipit të sezonit të Ligës Kroate - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

04/08/2020 0:03

Lirim Kastrati vlerësohet në Kroaci – pjesë e ekipit të sezonit të Ligës Kroate

Futboll

Gazeta Express

04/08/2020 0:03

Futbollistët dhe trajnerët në elitën e futbollit kroat kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit dhe në të nuk mungojnë edhe lojtarë të Lokomotiva Zagreb, që ka pesë futbollistë shqiptarë në ekip.

Denis Kolinger, kapiteni i skuadrës, është një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni, kurse tjetri është një shqiptar.

Lirim Kastrati është lojtari i vlerësuar maksimalisht nga lojtarët dhe trajnerët në Kroaci.

Sulmuesi anësor ka spikatur me 11 gola të shënuar, ndërkohë që numëron edhe shtatë asiste.

Sezonin e ardhshëm Kastrati do të aktivizohet me Dinamo Zagreb, pasi Lokomotiva e shiti në janar për 2 milion euro. (Tema)