Më 24 mars nga ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të promovohet libri me poezi ‘Lirika të thyera’ i autorit Murteza Osdautaj.
Botimi i librit është financuar nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës. Është një botim i ShB ‘Faik Konica’ i redaktuar nga Prof. Nazmi Rrahmani dhe i recensuar nga Prof. Dr. Erenestina Halili – Gjergji dhe Prof. Dr. Albana Ndoja – Deda. Lekturën e ka bërë Prof. Merita Curri.