Lirika Pacolli e AAK-së, Kurtit: Bile sot t’i kishit kursyer fëmijët - Gazeta Express
string(65) "lirika-pacolli-e-aak-se-kurtit-bile-sot-ti-kishit-kursyer-femijet"

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/02/2025 21:48

Lirika Pacolli e AAK-së, Kurtit: Bile sot t’i kishit kursyer fëmijët

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/02/2025 21:48

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Lirika Pacolli, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim të Vetëvendosjes, ku ai tha: “Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk e do Vetëvendosjen.”

Në një postim në Facebook, Pacolli e ka quajtur të papranueshme përfshirjen e fëmijëve në fushatë, duke e cilësuar këtë si propagandë mizerable.

**“Bile sot t’i kishe kursyer fëmijët! Çfarë zhgënjimi! Gëzohem që unë, si shumë të rinj të tjerë, nuk kemi rënë në grackën e propagandave tua mizerje.

P.S. Kalo mirë në Gate Club sonte, festo mbi fjalët tua boshe!”** – ka shkruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement