FC Liria ka ndarë rrugët me trajnerin Leotrim Krasniqi.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi prizrenas përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
“FC Liria falënderon me mirënjohje të thellë trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e çmuar, përkushtimin e palodhshëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. Faleminderit, Leotrim, që ishe pjesë e këtij rrugëtimi! Vlerësimi dhe respekti për ty do të mbeten gjithmonë të veçantë. Të urojmë suksese të mëdha në çdo hap të ardhshëm të karrierës tënde!”, thuhej në njoftim.
Krasniqi ndihmoi Lirinë të renditej e dyta në grup, duke u ndalur në play-offin e Ligës së Parë nga Vushtrria.