Klubi i futbollit Liria është ndarë përfundimisht me trajnerin Klodian Duro.
Prizrenasit nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit shqiptar duke ngecur prapa në garën për t’u rikthyer në Superligë, prandaj edhe vendosën që t’i ndajnë rrugët me ish-përfaqësuesin shqiptar, të cilin e falënderuan për punën dhe bashkëpunimin, ndërkohë që i uruan suksese në të ardhmen.
Liria aktualisht është e 10-ta në Ligën e Parë me 12 pikë, 8 më pak se lideri Vëllaznimi.
E “Gazeta Express” merr vesh se pozitën e deritashme të Duros tek Bardhezinjtë mund ta marrë trajneri Liridon Leci.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin zyrtar të Lirisë për ndarjen me Duron. /Gazeta Express