Pas ndarjes me trajnerin Klodian Duro, klubi i Lirisë ka lëvizur shpejt për të gjetur pasuesin e tij.
Burime të Gazeta Express mësojnë se prizrenasit kanë arritur marrëveshje me Liridon Lecin, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Sipas informatave, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe mungon vetëm nënshkrimi i kontratës për ta bërë zyrtare emërimin e Lecit në krye të stolit.
Liria aktualisht gjendet në vendin e 10-të të Ligës së Parë, me 8 pikë më pak se lideri Vëllaznimi, pas 8 xhirove të para të kampionatit.
Emërimi i Lecit shihet si përpjekje për të kthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive në skuadrën prizrenase. \Gazeta Express