“Liri për Arbnorin”, në Prishtinë protestohet për ish-policin që po mbahet në burgun e Serbisë - Gazeta Express
string(91) "liri-per-arbnorin-ne-prishtine-protestohet-per-ish-policin-qe-po-mbahet-ne-burgun-e-serbise"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 12:10

“Liri për Arbnorin”, në Prishtinë protestohet për ish-policin që po mbahet në burgun e Serbisë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 12:10

Në Prishtinë është duke u mbajtur protestë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar dhe po mbahet në Serbi, ku akuzohet për vrasje të rëndë në Banjskë.

Protestuesit marshuan nëpër sheshin e kryeqytetit duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje “Liri për Arbnorin” dhe “Kërkojmë drejtësi për Arbnorin”.

Protestuesit e kanë cilësuar arrestimin e tij si të padrejtë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./EO/