Liqenit të Ujmanit i kushtohet këngë - Gazeta Express
string(36) "liqenit-te-ujmanit-i-kushtohet-kenge"

Liqenit të Ujmanit i kushtohet këngë

Gazeta Express

27/09/2020 20:34

Liqeni i Ujmanit ishte temë mjaft e diskutuar edhe gjatë kësaj jave. Kjo pasi kryeministri Avdullah Hoti mirëpriti idenë e thënë më shaka nga emisari Richard Grenell, që liqeni të mbajë emrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në edicionin satirik të lajmeve “Zëri i Amelikës”, që shfaqet çdo të diel në ora 20:10, në T7, është transmetuar një këngë kushtuar Liqenit të Ujmanit.

Lexo Edhe:

Kënga është një parodi, siç njofton autori i emisionit, e kënduar nga Orkestra e Zërit të Nderuar të Amelikës – OZNA.

Teksti i saj duket të jetë i inspiruar nga një postim në Facebook nga ish-kryeministri Albin Kurti, i cili ndër të tjera thoshte se “Ujmani nuk është ujë”, fjali kjo që është edhe titull i këngës.

Ndërsa, muzika ngjason me atë të këngës “Përralla”, nga Grupi 403.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën: