Parku i liqenit të Paskuqanit po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna e përditshme në këtë park. Parku i Ri është kthyer në model të forcës së transformimit të gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës.