"Lipjani do të ndryshojë", Shukri Buja premton nënkalime, treg të gjelbër, stacion të ri të autobusëve, rrugë, shkolla, çerdhe - Gazeta Express
string(109) "lipjani-do-te-ndryshojebujapremton-nenkalime-treg-te-gjelber-stacion-te-ri-te-autobuceve-rruge-shkolla-cerdhe"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 21:14

“Lipjani do të ndryshojë”, Shukri Buja premton nënkalime, treg të gjelbër, stacion të ri të autobusëve, rrugë, shkolla, çerdhe

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 21:14

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai ka thënë se Lipjani do të ndryshojë. Ka përmendur qytetin që lidhet me nënkalime moderne.

Po ashtu, Buja ka premtuar edhe shkolla e çerdhe të reja, rrugë të gjera e hapësira sportive.

“Lipjani do të ndryshojë! Një Lipjan që lidhet me nënkalime moderne, që merr frymë me treg të gjelbër bashkëkohor, që udhëton nga stacioni i ri i autobusëve. Një Lipjan me shkolla dhe çerdhe të reja, me rrugë të gjera, me hapësira sportive ku rinia jonë ndërton të ardhmen”.

“Ky është vizioni ynë. Ky është premtimi ynë. Lipjani do të bëhet më mirë me PDK-në. Lipjani do të bëhet më mirë me qeverisjen time. Fitorja është e jona”, ka thënë Buja. /Gazeta Express