Lionel Messi ia siguroi barazimin Inter Miamit në minutat shtesë - Gazeta Express
string(64) "lionel-messi-ia-siguroi-barazimin-inter-miamit-ne-minutat-shtese"

Lionel Messi ia siguroi barazimin Inter Miamit në minutat shtesë

Futboll

Gazeta Express

26/02/2024 11:34

Lionel Messi ka arritur t’ia sigurojë një pikë ekipit të tij, Inter Miami në udhëtim te La Galaxy, me golin e tij në minutat shtesë.

Të dy skuadrat luajtën 1:1 në kuadër të xhiros së dytë në ligën amerikane, MLS, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Që në minutën e 13-të, vendësit patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh, por Puig dështoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë pamë dy gola. Atë që nuk e bën në të parën, e realizuan në të dytën.

Zhvillohej minuta e 75-të, kur Galaxy kaloi në avantazh nëpërmjet Joveljic.

Kur të gjithë menduan se Inter Miami do të njoftohet me humbjen e parë kampionale, kështu nuk mendoi Lionel Messi, i cili në minutën e dytë shtesë shënoi për 1:1 dhe rezultatin final.

Messi u asisitua në mënyrë përfekte nga Jordi Alba.

Kështu, me këtë barazim, pas dy xhirove, Inter Miami ka katër pikë, kurse La Galaxy ka të zhvilluar vetëm një sfidë.

Në xhiron e tretë, Inter Miami luan në shtëpi përballë Orlando City, kurse La Galaxy i shkon Real Salt Lake. /Gazeta Express/