Lionel Messi heziton të vazhdojë me Inter Miamin, dëshiron rikthimin te Barça - Gazeta Express
string(76) "lionel-messi-heziton-te-vazhdoje-me-inter-miamin-deshiron-rikthimin-te-barca"

Sport

Gazeta Express

28/01/2025 22:50

Lionel Messi heziton të vazhdojë me Inter Miamin, dëshiron rikthimin te Barça

Sport

Gazeta Express

28/01/2025 22:50

Lionel Messi aktualisht është pjesë e Inter Miamit në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, superylli argjentinas duket se nuk po mendon të jetë edhe shumë gjatë te ky klub, që është në pronësinë e David Beckham.

Messi po heziton të nënshkruajë kontratën e re me klubin amerikan, shkruan “Relevo” të martën.

Arsye për këtë thuhet të jetë dëshira e tij për t’u rikthyer te Barcelona.

Te kjo e fundit, Lionel Messi kaloi kohën më të madhe të karrierës së tij, para kalimit te PSG-ja në vitin 2021.

Lionel Messi ka kontratë me Inter Miami deri më 31 dhjetor të vitit 2025, kur edhe përfundon sezoni i rregullt në MLS./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement