Lingard zbulon problemet në familje: Këto gjëra ma kanë thyer zemrën - Gazeta Express

Lingard zbulon problemet në familje: Këto gjëra ma kanë thyer zemrën

Sport

Gazeta Express

14/12/2019 12:18

Jesse Lingard e pranon se ai kishte menduar se karriera e tij me Manchester Unitedin kishte marrë fund pas një postimi në rrjete sociale gjatë një viti kur problemet familjare ia kanë ndikuar formën në fushën e lojës.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, i dha fund ecurisë së paraqitjeve të dobët, që i  kushtoi me humbjen e vendit në formacionin e klubit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, me golin e tij në disfatën 2:1 kundër Astanas muajin e kaluar, duke i dhënë fund pritjes prej 307 ditëve për një gol, transmeton Gazeta Express.

Gjatë turneut parasezonal, 26-vjeçari e kishte postuar një video të patakt në Snapchat përdeisa ishte në pushime me disa shokë të tij. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e kishte dënuar atë për atë video.

Lingardi, i cili insiston se videoja ishte postuar aksidentalisht, tani ka zbuluar se atij i ishte dhënë në paralajmërim përfundimtar për të ardhmen e tij nga Solskjaer, që e kishte nxitur t ëbesojë se incidenti mund t’ia përfundojë karrierën në klub.

“Sinqerisht ishte gabim që u postua. Unë kam shumë ndjekës të rinj në moshë dhe unë kurrë nuk do ta kisha postuar me vullnet. Ishte një aksident”, ka thënë Lingard, në një intervistë të dhënë për DailyMail.

“Unë doja t’ia dërgoja privatisht një shokut tim. Ishte në aeroplan dhe po prisja për t’u nisur. Dikush nga klubi më dërgoi mesazh dhe më tha: “Fshije videon menjëherë”. Kur e kuptova çka kisha bërë, më ndaloi zemra . Mendova se karriera ime në United kishte marrë fund”.

“Më thanë se trajneri ishte zemëruar, por unë isha në aeroplan për dy orë dhe me të vërtetë nuk mund të bëja asgjë. Kur u ktheva, shkova herët për të folur me trajnerin dhe kërkova falje. Ai më tha se e kisha edhe një mundësi të fundit, më tha ta ulja kokën dhe këtë e kam bërë. Nuk jam budalla”.

Incidenti erdhi në një vit të vështirë për Lingardin, i cili ka zbuluar se është detyruar të kujdeset për vëllain dhe motrën e tij, të dytë më të vegjël, pasi që i është sëmurë nëna.

Solskjaer, i cili s’kishte qenë në dijeni për këto probleme, kishte bërë presion mbi lojtarin për t’u kthyer në formë. Por, më vonë, anglezi ia kishte sqaruar trajnerit të tij problemet me të cilat po përballej jashtë fushës së lojës, pasi që edhe gjyshi i tij ishte diagnostikuar me kancer dhe gjyshja e tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Nuk po luaja mirë dhe ai më bënte presion vazhdimisht. Ai kërkonte më shumë unë. Kështu që unë e kuptova se më e mira ishte t’i tregoja atij gjithçka dhe i tregova pse nuk e kisha mendësinë e duhur. Kështu që trokita në derën e tij”.

“Unë jam një person që ka qejf t’i zgjidh vetë problemet, por kjo s’është gjithmonë gjëja e duhur për ta bërë. Unë gjithmonë e përdor frazën “Ji vetvetja”, por tani e kam kuptuar se ka disa momente kur s’mund të jesh vetvetja”.

“Babai im dhe vëllai më i madh, Louie, kanë qenë një ndihmë e madhe për mua, por disa nga këto gjëra ma kanë thyer zemrën, e di”.

Biseda me Solskjaer u dëshmua të jetë pikë kthyese për Lingardin, pasi që ai ishte mbresëlënës në fitoren e fundit kundër Tottenhamit dhe Manchester Cityt, pasi kishte qenë i mirë edhe duke u inkuadruar në lojë nga stoli me fitore 3:1 kundër Brightonit.

“Ai më ka thënë se gjithçka do të jetë në rregull. Ndoshta unë vetëm kisha nevojë të ma thotë këtë dikush. Ai tha se dëshironte që Jesse i vjetër ta kthente dhe ndoshta unë mund t’ia jap këtë atij tani”. /Gazeta Express/