Pas një mungese të gjatë në skenë, këngëtari Lindon Berisha është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri muzikor.
Ai bëri paraqitjen e tij të parë publike në emisionin “Canapé, të moderuar nga Shpend Lipa, ku foli gjerësisht për kthimin e tij, projektin më të ri dhe disa prapaskena interesante nga bashkëpunimet e tij të fundit.
Gjatë intervistës, Lindon Berisha zbuloi se rikthimi i tij nuk ishte i rastësishëm, por i menduar prej kohësh.
Kënga e tij më e re, me titull “Ëndërr”, është publikuar sonte dhe duket se ka marrë një reagim mjaft pozitiv nga publiku.
Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të, jo vetëm sepse shënon rikthimin e tij, por edhe sepse ka një mesazh të veçantë dhe është realizuar me shumë përkushtim.
Përveç muzikës së tij, një temë tjetër interesante që u diskutua gjatë intervistës ishte bashkëpunimi dhe eksperienca e tij me Luiz Ejllin.
Po ashtu zbuloi disa prapaskena të veçanta që kanë ndodhur me të.
Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...