Për vite me radhë, Pugapia dhe vajzat e saj, Aiga dhe Babawru, ishin të vetmet të mbijetuara të fisit indigjen Akuntsu në Amazonë, një komunitet i shkatërruar nga zhvillimi i zonave pyjore. Pa pasardhës, besohej se fisi do të zhdukej me vdekjen e tyre.
Por në dhjetor, Babawru, rreth të 40-ave, lindi një djalë, Akyp, duke ringjallur shpresën për mbijetesën e fisit dhe për mbrojtjen e pyllit tropikal.
“Ky fëmijë është simbol i rezistencës dhe shpresë për popujt indigjenë”, tha Joenia Wapichana, presidente e FUNAI, agjencia e mbrojtjes indigjene në Brazil.
Sipas AP, të dhënat e vitit 2022 nga MapBiomas tregojnë se tokat që administrohen nga popujt indigjenë në Brazil janë ruajtur shumë më mirë sesa tokat private. Në Rondonia, ku jeton fisi, rreth 40% e pyllit është zhdukur, ndërsa toka e Akuntsu-ve mbetet një ishull i gjelbër mes kullotave dhe fushave bujqësore.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...