Lindja e një dashurie dhe… - Gazeta Express
string(25) "lindja-e-nje-dashurie-dhe"

Lindja e një dashurie dhe…

Gazeta Express

12/01/2020 10:54

Shkruan: Lis Bukuroca

Akti i parë

Lexo Edhe:

me të parë shkrepi ndjenja

joshja farfuritëse flakërimë

në atë çast m’u mor mendja

trup e zemër në drithërimë

ajo rrahu me rrëmbim

gjersa kapja atë fanitje

të pash Ty me shqetësim

je e vërtetë apo përhitje

unë të shihja me brerore

flokëlëshuar e sy pulitur

ëmbëlake dhe hyjnore

me vrull vashëror e të ndritur

tutje krenare Ti vazhdon 

gjoja ngasjen pa e shquar

trupi shpirtin s’të shpëton

thash me vete i menduar

Ti e nxitur nga kërshëria

ktheve kokën për herë të dytë

u vështruam nga largësia

fytyrëskuqur ule sytë

fustan dallgëzuar nga puhia

nxitove disi e hutuar

prapa të ndiqte vetëm hija

mbylle derën shpirttrazuar

Nga përmbledhja me poezi të papublikuara me titull: 

„Lindja e një dashurie dhe…“ (rreth 160 faqe). Në libër bëhet fjalë për lindjen e dashurisë, ecurinë, takimin e parë; fejesa, martesa, rëniet dhe ngritjet e pasionit, jeta, telashet dhe si përfundon, por dhe disa dashuri tjera. Kur të gjendet botuesi, do të informoheni.