Lindita tha se Çimi e la për të, reagon Stela dhe zbulon lojën që po bëjnë bashkë me Gilbertën - Gazeta Express
string(93) "lindita-tha-se-cimi-e-la-per-te-reagon-stela-dhe-zbulon-lojen-qe-po-bejne-bashke-me-gilberten"

Rozë

Gazeta Express

10/09/2021 19:31

Lindita tha se Çimi e la për të, reagon Stela dhe zbulon lojën që po bëjnë bashkë me Gilbertën

Rozë

Gazeta Express

10/09/2021 19:31

Stela Nikolla është ish-konkurrentja e Përputhen +40, e cila nga programi doli së bashku me Çimin. Teksa po planifikonin që të merrnin hapa më serioze për lidhjen e tyre, ajo njoftoi se gjithçka kishte përfunduar.

Përmes disa postimeve në “Instastory”, Stela shkruante se Çimi në mënyrë krejt të papritur kishte fshirë të gjitha fotot me të në rrjetet sociale dhe nuk i përgjigjej në telefon.

Lexo Edhe:

Lindita Bimi tha ditë më parë se ajo në një farë mënyre është arsyeja se pse Stela dhe Çimi ishin ndarë. Sipas saj, Nikolla është mërzitur pasi ai herë pas here përmendte emrin e Linditës.

Sot, Stela tha se nuk është e mërzitur në lidhje me këto. Sipas saj, ajo është mërzitur vetëm nga mënyra se si Çimi u largua nga ajo.

“Nuk ka të vërtetë fare në fjalët e Linditës. Unë nuk jam mërzitur, ka bërë mirë që e ka falënderuar, do të thotë se është njeri i mirë. Më ka mërzitur reagimi i Cimit, që tregon se është njeri i vogël. Nuk ka pasur as guximin që mua të më sqaronte se ne nuk jemi bashkë. Thjesht një ditë nuk më ktheu përgjigje në telefon. Nuk është se insistova shumë. Madje bëra shaka në një postim, ku thashë kush e shikon të më tregojë se si është”, tha Stela.

Kjo e fundit shton se deklaratat e Linditës i duken si lojë.

Madje ajo nuk la pa përmendur edhe Gilbertën, e cila para disa ditësh postoi disa foto ku tregonte “çiftin e ri”, pikërisht Lindita me Çimin.

“Një natë më parë fola me Gilertën dhe më tha si ka mundësi që ndodhi kjo. Çimi të donte. Të pasnesërmen Gilberta poston foto për çiftin e ri. Thjesht për disa ndjekës më shumë në rrjetet sociale”, shtoi Nikolla.

Stela shton se është shumë e mërzitur me sjelljen e Çimit, pasi kishte ndjenja për të, por tani e ka mbyllur këtë histori. E pyetur nëse ai e ka tradhtuar, ajo e hodhi poshtë këtë mundësi.

“Nuk mendoj se më ka tradhtuar, në momentin që ishte me mua. Nuk ka qenë një kohë e gjatë, por ai i di vlerat e mia. Kam armët e mia sekrete dhe nuk mund të më tradhtojë”, përfundoi Stela.