Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” e ftuar ishte këngëtarja Lindita Halimi.
Ajo të premten e kaluar pas një nominimi doli nga shtëpia më e famshme në Kosovë, BBVK2.
Lindita në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi diskutuan rreth jetesës mbi 60 ditë të Linditës në shtëpinë më të famshme në Kosovë, si dhe për shumë gjëra të tjera.
Linda u shpreh: “Pjesa më e vështirë ka qenë kur nuk kam pas mundësi me kontaktu askënd të familjes, është dashtë veç me u bazu kur më kanë thënë në dhomë të rrëfimeve që mirë është gjithçka, janë në rregull dhe nuk ke nevojë të bëhm merak. Qëllimi im nuk ka qenë patjetër me i marr 200 mijë euro, u kon qëllimi me arrit me inspiru shumë njerëz për atë që jam dhe që e bëjë”.
Gjatë intervistës moderatorja Njomza e pyeti se kush është fituesi i zemrës dhe i mendjes.
Ajo u përgjigj “Kond e shoh shumë të artikuluar edhe që gjithë kohës mendon për lojë është Shqipja, e kom shumë xhan. Blerando është manipulues deri në kijamet edhe i shkon, dhe i kish ndihmu shumë besoj në karrierë. Çdo ditë po i ndërroj favoritat t’u i pa klipet, por Shqipja me Blerandon besoj që kishin dhez shumë.
Për të shikuar intervistën e plotë të Linditës, atëherë klikoni tek linku i mëposhtëm: