Lindi para pak ditësh, Jonida Vokshi tregon barkun si prej modeleje - Gazeta Express

Yjet

Gazeta Express

24/06/2020 13:18

Lindi para pak ditësh, Jonida Vokshi tregon barkun si prej modeleje

Yjet

Gazeta Express

24/06/2020 13:18

Jonida Vokshi është bërë para pak ditësh  nënë për herë të parë. Lajmin si fillim e bëri me dije bashkëshorti i saj, Besnik Krapi. Aktori postoi një foto në Instagram ku zbuloi dhe emrin e zgjedhur për vajzën, Emi.

Ndërkaq, Jonida ka postuar pak minuta më parë disa foto në Instagram, ku duket shumë e lumtur e shkruan: Faleminderit ZOT për këtë bekim. Ajo duket se ka dalë shëtitje me të voglën Emi e cila ndodhet e “fshehur” brenda në karrocë.

Sakaq, mami Jonida tepër e lumtur, ka zbuluar dhe një detaj tjetër. Format e saj trupore që janë shumë elegante, dhe pse nuk ka mbushur as një javë nga lindja. Barku i fryrë është zhdukur si me magji dhe ajo ka nxjerrë në pah abdominalët.

Veç reagimeve të fansave në postimin e saj ka publikuar edhe aktorja Olta Gixhari e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël.

‘Uaaa barku petë’ shkruan ajo krah fotos.