Limani: Vaksinat nga Perëndimi mund të vijnë pasi ata t'i kenë vaksinuar edhe banorët e fundit të kopshteve zologjike - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:50

Limani: Vaksinat nga Perëndimi mund të vijnë pasi ata t’i kenë vaksinuar edhe banorët e fundit të kopshteve zologjike

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:50

Analisti politik, Mufail Limani ka ironizuar me thirrjet për ndihmë në sigurimin e vaksinave Anti-COVID, duke thënë se me gjasë do të vijnë ndihmat, por pasi këto vende “t’i kenë vaksinuar edhe banorët e fundit të kopshteve zoologjike” , raporton Gazeta Express.

Ai po ashtu ka deklaruar se Qeverisë Kurti nuk po i bëhet presion publik që të punojë në sigurimin e vaksinave.

Ndërsa, në këtë aspekt ka kritikuar opozitën, duke thënë se nuk po e sheh askund.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

A ka deshtimi brina?

Ose e kam une absolutsht gabim ndersa quaj “deshtim” ate qe eshte ne te vertete nje “sukses madhor”, si perpjekje unike per bio-imunizim te pakorruptueshem te tufave popullore?

Dicka moti s’ kam pare ne ekrane tribuna te OJQ-ve tona te shenjta per ceshtje shoqerore, shendetsore e politike- si vaksinimi qe eshte, per shembull.

Ndoshta per shkak se s’kam pare qe ka fonde te ndara nga ambasadat skandinave per OJQ qe te bejne presion publik, qe qeveria te levize ne drejtim te vaksinimit- te pakten per qenat e mjere endacake!?

Opoziten moti nuk e shoh askund- jo se jo ne rruge, por keta as ne trotuar.

Presim ndihma nga Perendimi?

Me gjase edhe vijne, por vetem pasi ata, si popuj tamam te civilizuar,  t’i kene vaksionuar edhe banoret e fundit te kopshteve zoologjike.

Greket e vjeter do pyesnin:

– A e ke humbur ate qe nuk e ke pasur kurre?

– E brinat?