Limani për veprimet e fundit të Kurtit: Kryeministri ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë - Gazeta Express
string(104) "limani-per-veprimet-e-fundit-te-kurtit-kryeministri-ose-eshte-nervoz-ose-ka-ndonje-plan-qe-ne-nuk-e-dime"

Limani për veprimet e fundit të Kurtit: Kryeministri ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë

Gazeta Express

30/03/2020 20:59

Analisti Mufail Limani i ftuar në Pressing në T7 ka folur rreth veprimeve të fundit të keyeministrit Albin Kurti pasi qeveria e tij u shkarkua me 82 vota në Kuvendin e Kosovës.

Limani nuk arsyeton shkarkimet e fundit të kryeministrit, përfshirë shkarkimin e njëzëvendësministri ditën e sotme.

Lexo Edhe:

“Kurti ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë”, tha Limani.

Ai mendon se në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova, është e pamundur shkuarja në zgjedhje.

Zgjedhje të reja po kërkon vetëm Vetëvendosje, e cila fitoi zgjedhjet e kaluara më 6 tetor.

“Është jashtë arsyes dhe Kushtetutës të thirren njerëzit në zgjedhje në një kohë pandemie të shpallur nga OBSH”, theksoi ai.