Limani paralajmëron platformë 10-vjeçare: ASH drejt një marrëveshjeje të re shqiptaro-maqedonase - Gazeta Express
string(95) "limani-paralajmeron-platforme-10-vjecare-ash-drejt-nje-marreveshjeje-te-re-shqiptaro-maqedonase"

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2026 10:39

Limani paralajmëron platformë 10-vjeçare: ASH drejt një marrëveshjeje të re shqiptaro-maqedonase

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2026 10:39

Në një paraqitje në emisionin Click Plus në TV21, Valbon Limani ka zbuluar se Aleanca për Shqiptarët është në fazën përfundimtare të hartimit të një Strategjie afatgjatë 2026–2036, e cila synon të shërbejë si platformë orientuese për dekadën e ardhshme.

Sipas tij, pjesë kyçe e këtij dokumenti do të jetë përgatitja e një marrëveshjeje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, e ndërtuar mbi parimet e barazisë reale, demokracisë konsensuale dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Limani theksoi se iniciativa vjen si përgjigje ndaj sfidave aktuale politike dhe institucionale në vend, duke argumentuar se nevojitet një qasje e re strategjike që tejkalon ciklet zgjedhore dhe llogaritë afatshkurtra.

Ai bëri të ditur se dokumenti po hartohet nga ekspertë vendorë dhe do të prezantohet publikisht për debat para se të dërgohet për miratim në Kongresin e partisë.

Në vizionin e prezantuar, strategjia parashikon mbrojtjen e plotë të frymës së Marrëveshja e Ohrit, thellimin e decentralizimit, luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe një orientim të qartë drejt integrimit evropian.

Sipas Limanit, platforma do të jetë e hapur për diskutim publik dhe do të finalizohet përmes votës së delegatëve në Kongres, duke synuar të krijojë një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror për dekadën që vjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement