Limaj- VV-së: Nuk bëhet shteti kështu bre djem - Gazeta Express
string(44) "limaj-vv-se-nuk-behet-shteti-keshtu-bre-djem"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 9:38

Limaj- VV-së: Nuk bëhet shteti kështu bre djem

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 9:38

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e balotazhit), edhe pas të dielës.

“Duke hequr në njërën anë emrin e z. Konjufca, ju e patë qëndrimin e z. Kurti. Edhe tha kështu: ‘Po e bëj një mandatar me qëllim me i evituar dy palë zgjedhje’, a ishte kështu?”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se me këto deklarata po tregohet joseriozitet.

“Këta tre muaj po e çojmë Glaukun që mos me i pasë dy palë zgjedhje? A ishte kështu? Që këtu fillon joserioziteti. Që këtu përfundon çdo gjë. Na ka treguar sot qartë. Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem”, u shpreh Limaj.