Limaj "thumbon" Haradinajn për sulmet që ia bëri, tregon se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti - Gazeta Express
string(103) "limaj-thumbon-haradinajn-per-sulmet-qe-ia-beri-tregon-se-do-te-marre-pjese-ne-takimin-e-ftuar-nga-kurti"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 18:34

Limaj “thumbon” Haradinajn për sulmet që ia bëri, tregon se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 18:34

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, para pak minutash ka shkruar lidhur me zhvillimet politike pas daljes së aktgjykimit të Kushtetueses lidhur me bllokadën politike në Kuvendin e Kosovës dhe për thirrjen e aktgjykimit për gjetjen e një rruge përpara brenda 30 ditëve.

Limaj ka thënë se qëndrimi i NISMA-s menjëherë pas zgjedhjeve se për interesa nacionale është i gatshëm të bisedojë me secilin prej liderëve politikë që e fton, ishte një lexim i drejt i situatës, meqë sipas Limajt bazuar në rezultatet zgjedhore ishte e qartë se pa një marrëveshje mes partive s’do të kishte as konstituim të Kuvendit e as formim të Qeverisë, shkruan Express.

“Sot, kur të gjithë liderët politikë janë ftuar në një tryezë nga kryetari i Vetëvendosjes dhe po e pranojnë nevojën për një marrëveshje politike, është me rëndësi të kujtojmë se kjo nuk është një rrugë e re, por është rruga që ne e kemi propozuar muaj më parë!

Rrugë që atëherë u kontestua, u nënvlerësua, u kritikua, e madje u shoqërua edhe me linçim publik”, ka thënë Limaj, si ‘thumb’ për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në takimin e ftuar nga Kurti e ka deleguar deputeten Time Kadriaj, derisa e kishte sulmuar Limajn për gatishmërinë për takim me Kurtin,

Sipas tij në vendim të Kushtetueses thuhet qartë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është proces që kërkon marrëveshje politike, jo bllokim, jo taktika dhe jo shfaqje publike.

“Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është proces që kërkon marrëveshje politike, jo bllokim, jo taktika dhe jo shfaqje publike. Fatkeqësisht, e gjithë kjo kohë nuk u përdor për zgjidhje, por për akuza, ndarje dhe hipokrizi politike.Sot gjithçka është bërë e qartë. Qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, dinjitoz dhe në shërbim të vendit”, ka shkruar Limaj.

 Ai ka konfimruar se nesër do të marrrë pjesë në tryezën e ftuar nga Kurti për të ndarë të njëjtin qëndrim politik.

 “Kosova ka nevojë për marrëveshje, jo për teatër politik. Për lidership, jo për kalkulime”, ka shkruar Limaj.