Limaj thotë se s'priste që Aktgjykimi i Kushtetueses ta zgjidhte krizën: Pres takime të tjera, duhet marrëveshje politike - Gazeta Express
string(118) "limaj-thote-se-spriste-qe-aktgjykimi-i-kushtetueses-ta-zgjidhte-krizen-pres-takime-te-tjera-duhet-marreveshje-politike"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 19:06

Limaj thotë se s’priste që Aktgjykimi i Kushtetueses ta zgjidhte krizën: Pres takime të tjera, duhet marrëveshje politike

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 19:06

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit me liderët politikë, deklaroi se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë vetëm përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por kërkon një marrëveshje të qartë politike.

“Ky takim erdhi pas tre muajsh. Diskutimi u përqendrua më shumë në interpretimin e aktgjykimit dhe më pak në krizën politike dhe zgjidhjen e saj,” tha Limaj.

Ai shtoi se takimi ishte një hap i mirë, por kërkoi vijimin e tryezave të tilla dhe theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike që, sipas tij, është e vetmja rrugë për të dalë nga bllokada institucionale.

“U takuam pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kam shprehur qëndrimin tim, dëshirën edhe para jush dhe me partitë. Një tryezë politike është e domosdoshme për të gjetur zgjidhje. Pas tre muajsh erdhëm te ky takim. Ky takim ka shkuar rreth qasjes se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pak është folur për atë që është tema kryesore: krizat politike dhe zgjidhjet me marrëveshje politike. Ata që kanë pritur që aktgjykimi do ta zgjidhë krizën, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatës. Takimi si takim është gjë e mirë që ka ndodhur. Pres të ndodhin takime të tjera. Unë u mundova të jap kontributin tim. I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën,” shtoi Limaj.