Limaj thotë se paria e PDK’së u frikësua prej njerëzve që kanë të kaluar në UÇK - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 23:27

Me i fundit

dpt

Limaj thotë se paria e PDK’së u frikësua prej njerëzve që kanë të kaluar në UÇK

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 23:27

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka treguar edhe një herë pse ka dështuar koalicioni parazgjedhor me PDK’në.

Ai ka treguar se para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishin diskutuar për bashkëpunim.

“Pas shkuarjes së kryetarit të partisë ne jemi takuar me ushtruesin e detyrës me ftesën e tij dhe kemi vazhduar aty ku ka mbetur bashkëpunimi. Jemi pajtuar me ushtruesin e detyrës të kryetarit të PDK’së (Enver Hoxhaj) që të ndërtojmë partneritet bile ka qenë një propozim i tij që forma ose modeliteti i partneritetit të jetë CSU-CDU”, tha Limaj.

Limaj më tutje ka komentuar edhe deklaratat e disa zyrtarëve të PDK-së dhe hezitimin për arritjen e koalicioni. Ai ka thënë se lidershipit aktual i mungon gjithcka duke filluar nga ata që i mobilizojnë strukturat, sepse këta janë mësu me pas gjithcka të gatshme. Ai ka thënë se lidershipi aktual s’ka asgjë të përbashkët me terenin.

“S’kam faj nëse kanë dro. Nuk ka votues më të mirë e të përcaktuar se ai shtrati që po flas. Unë besoj që arsyeja kryesore është frika nga brenda UCK-së. Rifuqizimi i njerëzve e kanë të kaluarën me UCK-në ka frikësuar ata të cilët nuk e kanë elektorat.

Si mund të flitet për zvogëlim të votave s’kanë vota. Këta nuk mund t’i marrin 10 vota vetë. Cili është trupi electoral që i flasin ata. Cka të lidhë ty me ta”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Si mund ta dëgjojnë bashkëluftëtarët e mi Abelardin e të tjerët. Më tutje, ai ka thënë se gjuhën që po flet ai ata nuk e kuptojnë..