Limaj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet - Gazeta Express
string(89) "limaj-ta-gjejme-nje-marreveshje-sa-me-shpejt-forcat-politike-duhet-te-ikin-nga-kalkulimet"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:28

Limaj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:28

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi marrëveshje politike “sa më shpejt”, pasi dështoi për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit.

Ai tha se këtë e tha edhe brenda Kuvendit.

“Forcat politike në Kosovë ngadalë duhet me ikë nga kalkulimet dhe lojërat e fjalëve, por duhet të fokusohen dhe të përqendrohen të përmbushin atë që e presin qytetarët e Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës, sa më shpejt”, tha Limaj.

Deputeti tha se “veç jemi të vonuar, tepër të vonuar”.

“Të ulemi dhe ta gjejmë një marrëveshje politike, e cila garanton ndërtimin e institucioneve”, përsëriti ai.